ShowBizzz

A do të martohen këtë verë Sara e Ledri?

Së fundmi artisti lançoi albumin e tij më të ri ku organizoi një festë të madhë ku të ftuar kishte shumë miq dhe kolegë të tij.

E gjatë mbrëmjes Ledri dhe Sara dhuruan një performancë shumë romantike duke kërcyer krahë njëri-tjetrit para të gjithëve.

Kohëve të fundit dyshja janë përfolur nëse do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë, dhe këtyre spekulimeve Sara i ka dhënë fund gjatë një interviste për “T7”.

TS Poll - Loading poll ...


“Nuk është e vërtetë nuk do martohemi këtë vit. Nuk kemi asnjë plan.”- tha blogerja.

Çifti të cilët janë dhe prindër të një vajze, Poem Blu e kanë shprehur dhe më parë dëshirën për të pasur një fëmijë të dytë, por a është kjo në planet e afërta të tyre?

“Kemi menduar shpeshherë . Unë dëshirë kam të bëj dhjetë, por duke qenë se unë jam e vetmja që duhet t’i bëj nuk do ndodhë. Duke parë duke bërë. Dëshira është shumë e madhe që Poi mos të mbetet fëmijë i vetëm. Unë kam qejf t’i bëj një motër duke qenë se e kam dashur gjithnjë një motër dhe nuk e kam patur”- u përgjigj Sara.