Sasa Hoda ka reaguar ndaj pyetjeve të ndjekësve në rrjetet sociale lidhur me komentet dhe ofendimet që, sipas tyre, Edita Abazi ia ka drejtuar asaj dhe Klodit sa ishin brenda BBVK 4.
Gjatë një bisede virtuale me ndjekësit në Instagram, ku shfaqet përkrah Klodit, njëri prej tyre e ka pyetur:
“Edita Abazi ju ka sha ty dhe Klodin, qysh mendon?”Sasa nuk ka hezituar t’i përgjigjet kësaj pyetjeje, duke shkruar:
“It’s okay, ka qenë mendimi i saj dhe respekt. Nuk bën me na dashtë krejt! Por besoj që tani e kupton më mirë lojën e Big Brother-it, sepse është vetë aty. Është shumë më e lehtë të komentosh nga jashtë situata që nuk i përjeton”Me këtë përgjigje, Sasa ka treguar se nuk e ka marrë personale mendimin e Editës, duke theksuar se tani që kjo e fundit është pjesë e shtëpisë së Big Brother-it, mund ta kuptojë më mirë se çfarë nënkupton të jesh brenda lojës dhe të përjetosh situata që më parë i komentonte nga jashtë.

