Shkencë & Teknologji

A e parashikoi Elon Musk të ardhmen e ChatGPT?

Elon Musk e kishte menduar prej kohësh se ku mund të arrinte Al.

Në vitin 2020, kur GPT-3 sapo ishte prezantuar, Musk po fliste tashmë për modelet që do të vinin pas tij, përfshirë GPT-5 dhe GPT-6.

Ai argumentonte se, nëse AI do të vazhdonte të përparonte me të njëjtin ritëm, modelet e ardhshme mund të bëheshin gjithnjë e më të vështira për t’u dalluar nga njerëzit më të zgjuar.

Gjashtë vite më vonë, GPT-6 është këtu, duke e bërë parashikimin e tij të atëhershëm edhe më interesant.

Megjithatë, mbetet e hapur pyetja nëse GPT-6, apo ndonjë model tjetër aktual i AI-së, mund të konsiderohet vërtet AGI (Al e përgjithshme).

Por një gjë është e qartë: e ardhmja që Musk imagjinonte në vitin 2020 nuk duket më aq e largët.

Edhe pse pasuria e tij vlerësohet në rreth 900 miliardë dollarë, Elon Musk ka zgjedhur për momentin një mënyrë shumë më modeste jetese.

Njeriu më i pasur në botë po fle prej disa kohësh në një kamper pranë qendrës së tij të inteligjencës artificiale në Tennessee.

Musk e ka quajtur kamperin e tij të tipit “Airstream” “pallati” i ri, gjatë një paraqitjeje në podcastin “All-In”.

Arsyeja e kësaj zgjedhjeje është dëshira për të qenë sa më pranë punimeve për zgjerimin e qendrës së të dhënave të xAI në Memphis.

Gwynne Shotwell, drejtuese e SpaceX, tha se kjo sjellje nuk është e pazakontë për Musk.

“Ky është Elon. Ai bën gjëra që njerëzit nuk besojnë se i bën. Fle në dyshemenë e fabrikës dhe ndihmon në ndërtimin e ndërtesave”, u shpreh ajo.

Qendra xAI Colossus në Memphis përmban një numër të madh kompjuterësh me performancë të lartë, të cilët përdoren për trajnimin e chatbot-it Grok. Ndërtimi nisi në vitin 2024, ndërsa faza e parë u përfundua në vetëm 122 ditë.

Kjo nuk është hera e parë që Musk heq dorë nga luksi për t’u përqendruar te projektet e tij.

Ai ka fjetur më parë në zyra, nën tavolinën e punës dhe në dyshemetë e fabrikave gjatë periudhave intensive në kompanitë e tij.

Kontrasti mbetet i madh: pasuria e Musk vlerësohet në rreth 900 miliardë dollarë, ndërsa ai aktualisht ka zgjedhur të qëndrojë në kushte shumë më të thjeshta pranë projektit të tij të inteligjencës artificiale.

Të Ngjashme