ShowBizzz

A e “thumboi” Kiarën? Sqarohet Efi

Efi Dhedhes pak ditë më parë erdhi sërish në qendër të mediave teksa njerëzit aluduan se një postim i saj ishte thumb për Kiarën.

Efi në një intervistë e ka mohuar “kunjën” për Kiarën dhe ka sqaruar postimin e saj, po ashtu ka deklaruar se e ka mbyllur kapitullin e “BBVIP” dhe njerëzit e fansat e saj duhet ta kuptojnë se tashmë “ka një jetë” dhe do ta marrë vëmendjen me të tjera gjëra.

‘Kjo është gjë shumë e tmerrshme, prandaj them se kjo është arsyeja se përse nuk dal në intervista.

Njerëzit nuk e kanë kuptuar që unë tani kam një jetë, jeta ime nuk i përket më askujt dhe nuk ka kunja.”- tha Efi në lidhje me aludimet e bëra.

“Në fakt unë vape e kisha çështje pune pavarësisht se ma morën për tjetër gjë. Ideja është këtu, në periudhën që unë isha brenda, mesa di kam pas periudhën që më thërrisnin me një lloj epiteti. Ai është epiteti im, kaq, nuk ka. Përtej shakave unë e kam mbyllur atë kapitull.

Nuk kam pse të hedh kunja, nuk dua më të marr vëmendje për këtë gjë, e mora kur ishte momenti. Në këtë pikë të jetës dua të marr vëmendje për gjëra të tjera” shtoi Efi.