Beyoncé ka shkruar sërish historinë e çmimeve Grammy, duke u bërë artistja e parë që arrin plot 100 nominime në historinë e këtij kompeticioni muzikor.
Këngëtarja siguroi nominimin e saj të 100-të falë këngës “Morning Dew (Donk)”, e cila do të garojë në kategorinë “Performanca më e mirë solo – R&B”.
Kënga u publikua më 4 korrik, në prag të 20-vjetorit të albumit të saj të dytë, “B’Day”. Ajo u shkrua nga Beyoncé, Pharrell Williams, The-Dream dhe Darius Dixon, ndërsa produksioni u realizua nga Beyoncé dhe Williams.
Ky është një tjetër moment historik për këngëtaren, e cila në vitin 2023 u bë artistja me më shumë çmime Grammy të fituara, duke kaluar rekordin e mëparshëm prej 31 trofesh të dirigjentit Georg Solti. Me katër çmime të tjera atë vit, Beyoncé e çoi koleksionin e saj në 32 fitore.
Në vitin 2024, ajo u bë artistja më e nominuar në historinë e Grammy-ve, duke kaluar bashkëshortin e saj, Jay-Z, me 88 nominime. Ndërsa në ceremoninë e vitit 2025, ajo fitoi edhe tre çmime të tjera, duke e çuar numrin e përgjithshëm të fitoreve në 35.
Me këtë arritje të fundit, Beyoncé vazhdon të konsolidojë statusin e saj si një nga figurat më të suksesshme në historinë e muzikës.
