ShowBizzz

12 vite pa Dr. Florin, Miri dhe Landi kujtojnë mikun e tyre të ndjerë

Dymbëdhjetë vite pas ndarjes nga jeta të këngëtarit Florian Kondi, i njohur për publikun si Dr. Flori, malli për të mbetet i pranishëm te miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij.

Më 17 nëntor, artisti kujtohet nga dy pjesëtarët e grupit “West Side Family”, Miri dhe Landi, të cilët ndanë me të skenën dhe shumë vite miqësi.

Në këtë përvjetor, ata kanë publikuar dedikime në rrjetet sociale. Miri ka zgjedhur një fotografi bardhezi të Dr. Florit, krah së cilës ka shkruar fjalët e tij për mungesën e përditshme të artistit.

Në mesazhin e tij, ai shkruan: “I dashur Flor, edhe pse ke 12 vjet i larguar nga kjo bota jonë e përditshme, ta dish që më mungon shumë, ditë për ditë më mungon, sepse ti ishe një shok i vërtetë, ishe një mik që më duhej gjithmonë”.

Përtej bashkëpunimit muzikor, dedikimi i Mirit vë në dukje lidhjen e fortë shoqërore mes tyre.

Ai është shprehur se vazhdon ta ndjejë praninë e tij dhe përpiqet të ruajë gjithçka që kanë përjetuar bashkë, duke e përmbyllur mesazhin me fjalët: “Shumë mall për ty, Flor”.

Dr. Flori u nda nga jeta më 17 nëntor 2014, duke lënë pas një sërë këngësh dhe bashkëpunimesh që mbeten pjesë e muzikës shqiptare, ndërsa për miqtë e tij kjo datë sjell në vëmendje kujtimin e njeriut me të cilin ndanë ëndrrat dhe përditshmërinë.

Të Ngjashme