Zyrtari i Lëvizja Vetëvendosje, Arbër Zaimi, ka reaguar ndaj propozimit të Lumir Abdixhiku për Vjosa Osmani, duke vënë në pikëpyetje rolin unifikues të këtij propozimi.
Zaimi theksoi se presidenti duhet të shërbejë si figurë bashkuese mes qeverisë dhe opozitës, por sipas tij, propozimi i Abdixhikut nuk e përmbush këtë kriter. Ai kritikoi faktin që, sipas deklarimeve publike, Abdixhiku nuk ka kërkuar mbështetje nga partitë e tjera opozitare dhe nuk ka sqaruar përfitimet për publikun nga favorizimi i Lidhja Demokratike e Kosovës.
Sipas Zaimit, ky propozim jo vetëm që nuk e unifikon spektrin politik, por nuk arrin të bashkojë as vetë opozitën, madje as brenda LDK-së.
Postimi i plotë:
Presidenti duhet të luajë rol unifikues, pra mes qeverisë dhe opozitës, mes politikës dhe shoqërisë.
A është unifikues propozimi i Abdixhikut për znj. Osmani?
Ai vetë e përjashton mbështetjen nga partitë e tjera opozitare, s’i bëhet vonë për të kërkuar mbështetjen e tyre. Por ai nuk ka shpjeguar se çfarë të mire i sjell publikut favorizimi i LDK prej VV, dhe përjashtimi i partive të tjera. Në të shkuarën VV është akuzuar se ka parapëlqyer bashkëpunimin me LDK-në e jo me partitë e tjera, por ky bashkëpunim kurrë nuk iu kthye në falënderim apo mirënjohje.
Konsideruar nga deklaratat publike, propozimi i z. Abdixhiku duket se jo që nuk e unifikon spektrin politik, por nuk e unifikon as opozitën, bile as LDK-në.
