Lajme

Policia në Pejë sekuestron armë zjarri dhe substancë të dyshuar narkotike, arrestohet një i dyshuar

Një person është arrestuar dhe ndaluar për 48-orë, pasi në shtëpinë e tij në Dubocë e Madhe të Pejës, pas një kontrolli nga policia janë gjetur dhe sekuestruar armë zjarri dhe substanca narkotike.

Kontrolli është kryere gjatë ditës së sotëm nga Stacioni Policor në Pejë mbështetur nga njësiti i NJRSH-së.

“Gjatë kontrollit, në cilësinë e provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar: Një armë zjarri, pistoletë e modifikuar,Një karikator dhe tre (3) copë fishekë, Rreth 300 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë (një pjesë e paketuar në qese të vogla),Një peshore dhe Një disa qese që dyshohet se përdoreshin për paketimin e substancës narkotike”, thuhet nga Policia e Kosovës.

Të Ngjashme