Lajme

Tjetër aksident në Tiranë, përplasja e dy mjeteve çon në plagosjen e rëndë të një djali të ri, niset me urgjencë drejt spitalit

Një aksident rrugor është regjistruar në Tiranë, ku një 31-vjeçar ka mbetur i plagosur pas përplasjes së motomjetit që drejtonte me një automjet.

Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugës “Imer Ndregjoni” me rrugën “Kongresi i Manastirit”, ku automjeti i drejtuar nga shtetasi F. H., 34 vjeç, është përplasur me motomjetin që drejtohej nga shtetasi M. H., 31 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motomjetit ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka arrestuar 34-vjeçarin F. H., ndërsa rrethanat e përplasjes mbeten për t’u sqaruar pas aksidentit që plagosi rëndë të riun.

Të Ngjashme