Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka folur rreth formimit të institucioneve të reja.
Haxhiu para mediave foli edhe rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit/es, dhe për këtë tha se nuk ka marrëveshje në parim me asnjërën nga partitë politike.
Kështu tha gazetarja e Klan Kosova, Qëndresa Tërshani.
“Dhe për mos t’i shkurtuar kohën partive politike për të diskutuar në lidhje me këtë çështje, Haxhiu tha se iu ka lënë kohë edhe këtë pjesë të afatit për konstituim të Kuvendit që i bie 60 ditë dhe me kalkulim të datave i bie deri më datë 7 gusht”, bëri të ditur gjatë raportimit gazetarja Tërshani.
Sipas afatit kushtetues, opsioni i fundit për thirrjen e seancës konstituive i bie data 7 gusht.
Me këtë rast, ushtruesja e detyrës së presidentes Albulena Haxhiu, deklaroi se seancë pritet të ketë në fillim të gushtit.
