ShowBizzz

A mund të na bëjë më të shëndetshëm të shkruarit në një ditar?

Nga David Robson

Ashtu si shumë adoleshentë plot trazime shpirtërore, e ndjeja se shoku im më i mirë ishte ditari im. Hyja në dhomën time të gjumit me një humor të tmerrshëm, por ndërsa fjalitë merrnin formë në faqet e tij, çdo gjë që më shqetësonte nuk e përjetoja më si diçka katastrofike.

Sigurisht nuk isha në gjendje të zhdukja çdo lloj trishtimi, por shpesh ndihesha më i qetë, sikur dikush të më kishte hequr një presion të fortë fizik nga gjoksi. Këto momente më sillnin gjithmonë në mendje një skenë nga saga Harry Potter dhe Kupa e Zjarrit, në të cilën drejtori i shkollës Hogwarts, Albus Dumbledore, nxjerr kujtime shqetësuese me shkopin e tij magjik dhe i vendos ato në një tas të cekët, të quajtur penseve”, gjë që e ti shohë më me pasion.

TS Poll - Loading poll ...

Edhe mua të shkruarit më jep të njëjtin lehtësim. Shumë njerëz që kanë mbajtur ditarë gjatëjetës së tyre, kanë përjetuar diçka të ngjashme. “Kur shkruaj, mund të largoj të gjitha shqetësimet e mia. Dhimbja ime zhduket, humori im ringjallet”,- shkruante ndër të tjera Anne Frank.

Si një shkrimtar i çështjeve shkencore, u gëzova kur zbulova se kjo praktikë jo vetëm që qetëson një shpirt të trazuar, por madje mund të përmirësojë shëndetin tonë fizik. Profesor James Pennebaker dhe studentja e tij e sapodiplomuar Sandra Beall, ishin të parët që demonstruan këto efekte në vitet 1980.

Ata i kërkuan një grupi studentësh të shkruanin një ese të shkurtër për 15 minuta për 4 ditë rresht. Disa nga pjesëmarrësit u inkurajuan të shkruanin mbi “përvojën më traumatike apo më shqetësuese të jetës së tyre, duke përshkruar mendimet dhe ndjenjat e tyre më të thellarreth episodit.

Të tjerëve iu kërkua të shkruanin mbi gjëra të parëndësishme, si për shembull përshkrimet e dhomave të tyre të konviktit apo këpucët që kishin veshur. Nxënësit në grupin e parë përshkruan ndjenjat e fajit për vdekjen e gjyshes, zemërimin mbi divorcin e prindërve të tyre dhe mundimin për seksualitetin e tyre.

Përballja me ndjenjat e tyre nuk ishte e lehtë, dhe shumë prej tyre u larguan nga laboratori i Pennebaker duke u ndjerë më të trishtuar sesa kur shkuan atje. Megjithatë, gjatë 6 muajve në vijim, ata bënë rreth gjysmën e numrit të vizitave në qendrën shëndetësore të studentëve sesa pjesëmarrësit në grupin e kontrollit.

Kjo mund të tingëllojë si një mrekulli. Por është fakt që shqetësimet emocionale e të gjitha llojeve mund ta dobësojnë sistemin imunitar, dhe kjo do të thotë se ai reagon në mënyrë më pak efikase ndaj infeksioneve. Nëse të shkruarit për gjëra me rëndësi na bën të ndihemi më të qetë, atëherë kjo mund të garantojë ruajtjen e fuqisë së plotë të këtij sistemi.

Dhe kjo është pikërisht ajo që zbuluan kolegët e Pennebaker duke përdorur analizat e gjakut.Pasi shkruan mbi ndjenjat e tyre për 4 ditë rresht, qelizat e bardha të gjakut filluan të shumohen më shpejt në kundërpërgjigje të viruseve. Studimet e mëvonshme kanë zbuluar se shkrimi shprehës mund të përshpejtojë shërimin pas një biopsie.

Po ashtu duket se e ul presionin e gjakut dhe përmirëson funksionin e mushkërive. Lidhja midis stresit dhe sëmundjeve mund të jetë e qartë. Por pse të shkruarit është kaq ripërtëritës? Përgjigja mbetet e ndërlikuar. Një mundësi është që nxjerrja në pah e mendimeve tona, na jep më shumë hapësirë ​​për të menduar për gjëra të tjera.

Tani e dimë se edhe vetëm shkrimi i një liste me detyra për të bërë, mund të çlirojë burimet njohëse të njerëzve për aktivitete të tjera, pasi e zvogëlon sasinë e informacionit që ata pobartin në mendjet e tyre. Kjo lehtëson stresin dhe nëse ky ushtrim bëhet para gjumit, mund tapërmirësojë këtë të fundit.

Shkrimi shprehës mund të kryejë një funksion të ngjashëm në pastrimin e hapësirës sonë të punës mendore nga burimet e përsiatjeve negative, duke e çliruar kujtesën e punës për tiu kushtuar gjërave që kanë rëndësi. Po aq e rëndësishme, shkrimi i shqetësimeve tona në ditar,mund të krijojë ndjenjën e njëdistance psikologjike, e cila na lejon të mbajmë një qëndrim më filozofik ndaj problemeve tona.

Për shembull nëse kemi menduar për lëndimin e shkaktuar nga të tjerët, mund ta kemi më të lehtë të shohim këndvështrimin e tyre apo të kuptojmë një mësim të vlefshëm që kemi mësuar, i cili mund të na ndihmojë të funksionojmë më mirë në të ardhmen.

Në disa raste ne mund të jemi në gjendje të shohim anën qesharake të situatës – ose të paktën të marrim përgjegjësinë për atë që ndodhi. “Kur rrëshqet mbi një lëvozhgë bananeje, njerëzit qeshin me ty. Por kur u thua njerëzve se ke rrëshqitur mbi një lëvozhgë bananeje, është e qeshura jote”ka shkruar Nora Ephron.

Shkrimi shprehës mund të na ndihmojë ta bëjmë privatisht këtë transformim mendor. Sigurisht, asnjë ndërhyrje e vetme nuk do ti përshtatet të gjithëve: shkrimi është vetëm një mjet dhe disa mund ta shmangin idenë për të paraqitur në detaje ndjenjat e tyre.

Megjithatë, nëse dëshironi ta përfshini atë në çantën tuaj të ndihmës së parë për mendjen, ka disa mënyra të bazuara në prova për të maksimizuar përfitimet e saj. Pa humbur shumë spontanitetin, synoni që ti jepni rrëfimit tuaj një strukturë narrative.

Si për shembull skicimi i sfondit të situatës dhe zinxhirit të ngjarjeve që çuan tek ajo për tëcilën po flisni. Jini të saktë në lidhje me emocionet që po përjetoni:acarim apo zhgënjim? Akti i përcaktimit të saktë të atyre ndjenjave mund ta bëjë më të lehtë njohurinë.

Së fundi, kini parasysh se si situata juaj nxjerr në pah cilësitë tuaja të mira dhe gjërat që vlerësoni. Ju mund të jeni duke treguar forcë ose mirësi, ose mund të bëheni të vetëdijshëm për rëndësinë e miqësive të caktuara në jetën tuaj.

Ankthi im i adoleshencës mund të jetë tani diçka e të kaluarës, por ditari im vazhdon të jetë një burim ngushëllimi. Dhe me njohuritë që kam mbi literaturën psikologjike, mund ta përdor atë me avantazhet e plota që ofron. Sa herë që ndihem i dërrmuar shpirtërisht, disa minuta me stilolaps në dorë para ditarit tim, e bën botën që më duket disi më e menaxhueshme.

Shënim: David Robson është autor i librit “Efekti i pritshmërisë:Si mendimi juaj mund t’ua transformojë jetën. / The Guardian” – Bota.al