Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka folur për përgjimet e publikuar sipas të cilave pretendohet se është ushtruar ndikim për votim në favor të shkarkimit të tij.
Abdixhiku në një konferencë për media pasi i shpëtoi shkarkimit, ka thënë se nëse kjo vëretophet nga organet shtetërore është gabim i rëndë.
Madje ai ka përmendur edhe kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, për të cilin ka thënë se ka bërë gabim të rëndë nëse është përfshirë në këtë.
“Çdo kush që është përfshirë me bindje të drejta për procesin e shkarkimit mund ta kuptojë, por prej asaj çfarë ka parë publikisht, nga përgjimet, në qoftë se mekanizmat shtetëror janë përdorur për të trazuar LDK-në, atëherë do të ketë përgjegjësi dhe përgjegjësi të madhe. Mendoj që kanë gabuar rëndë gjithë ata që janë përfshirë në këtë drejtim. Nëse z. Rama është përfshirë në këtë drejtim, ai ka gabuar rëndë. E anëtarësia e LDK-së nuk e fal këtë gjë”, ka thënë Abdixhiku.
