Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur për herë të parë pasi u rizgjodh në krye të partisë në Kuvendin e Jashtëzakonshëm të kësaj partie.
Në deklarimin e tij para mediave, Abdixhiku falënderoi delegatët dhe të gjithë pjesëmarrësit, duke e cilësuar procesin si një dëshmi të demokracisë së brendshme në parti.
“Hera e dytë këtë vit, LDK dëshmoi demokraci maksimale. Delegatët e Kuvendit të LDK-së, në mënyrë demokratike, dhanë drejtim jo vetëm për lidershipin, por edhe për orientimin programor. Jam i lumtur për rezultatin dhe jam falënderues që konfirmuan rezultatin e janarit”, deklaroi Abdixhiku.
Ai u rizgjodh në krye të LDK-së në Kuvendin e Jashtëzakonshëm të partisë, duke marrë sërish besimin e delegatëve për të vazhduar drejtimin e subjektit politik.
