ShowBizzz

Adele shpërthen në lot në mes të skenës

Adele nuk ka mundur të fsheh emocionet e saj teksa ka ndihmuar një çift që të zbulojnë gjininë e një fëmijë të paardhur ende në jetë, në një prej koncerteve në Las Vegas.

Këngëtarja ka kuptuar që dikush nga audienca dëshironte të bënte një surprizë dhe ajo ka vendosur ta pranojë këtë kërkesë të veçantë.

Në një video të bërë virale, Adele nuk ka mundur të mbajë lotët në momentin që ka zbuluar se çifti ishte në pritje të një djali.