Adioni është këngëtar i ri dhe një nga fermerët e reality show-t “Ferma VIP”, që transmetohet në Shqipëri nën drejtimin e Arbana Osmanit.
Para pjesëmarrjes në këtë format, ai ka bërë një ndërhyrje në pamje, shkruan “Kosovarja”.
Bëhet e ditur se Adioni ka rregulluar dhëmbët, duke ndryshuar dukshëm buzëqeshjen e tij. Transformimi i tij është dokumentuar edhe në një video të publikuar nga klinika dentare ku është kryer ndërhyrja.
Pamja e re e këngëtarit është vënë re në daljet e tij publike, ndërsa ai është pjesë e garës në “Ferma VIP”.

