Lajme

Lopa hyri në oborrin e gjykatës në Graçanicë, avokati Gashi: Klientin tim e trajtuan si kriminel me rrezikshmëri të lartë

Avokati Tomë Gashi ka reaguar lidhur me ndalimin e klientit të tij, Hashim Miftari, i dyshuar për dëmtim të pronës, pas rastit kur një lopë kishte hyrë në oborrin e Gjykatës Themelore në Graçanicë

Gashi ka kritikuar prokurorin Blerim Igrishta, duke thënë se aktvendimi për ndalimin e Miftarit është arsyetuar me rrezik të arratisjes, fshehjes së provave dhe përsëritjes së veprës penale.

Sipas avokatit, bëhet fjalë për hyrjen e lopës në oborrin e gjykatës për të kullotur, ndërsa ai pretendon se kafshës i ishte pamundësuar dalja pasi dyert e oborrit ishin mbyllur.

Reagimi i avokatit në Facebook:

Hyrja e Lopës në oborrin e gjykatës “vepër e rëndë penale”

Prokurori Blerim Igrishta paska nxjerre aktvendim mbi ndalimin-arrestimin e klietit tim z.Hashim Miftari per dyshimin per vepren penale te demtimit te prones, mirepo aktvendim per ndalimin e personit te arrestuar, e paska bazuar sikur te ishte vepra me rende penale duke e arsyetuar se kinse:

-ekziston rreziku i arratisjes,

-rreziku i asgjesimit,fshehjes apo ndryshimit te provave , pengimi i rrjedhes se procedures duke ndikuar ne deshmitar, ne te demtuarit, ne bashkepjesemarresit

-pesha e vepres penale, menyra dhe rrethanat ne te cilat eshte kryer vepra penale, karakteriaitilat e tij perpenale, sjellja e meparshme, ambienti dhe kushtet ne te cilat ai jeton, ose ndonje rrethane tjeter personale qe tregojne rrezikun se ai mund te perseris vepren penale, mund ta perfundoj vepren e tentuar penale ose ta kryej vepren penale …

Prokurori e paska konsideruar z.Hashim Miftari si person te dyshuar thuajse me rrezikshmeri te larte dhe thujase kemi te bejme me vepren me te tende penale, e kjo veper eshte HYRJA E LOPES se z.Hashim Miftari ne oborrin e gjykates themelore ne graçanice per te kullotur.

E te njejtes lopë ja pamundesojne daljen nga oborri i gjykates, duke ja mbyllur dyert e ketij oborri.

Të Ngjashme