Deputeti i LVV-së, Agim Bahtiri, ka bërë thirrje për unitet politik dhe zgjedhjen e Presidentit të Kosovës.
“Interesat partiake kalojnë; Kosova mbetet. Mbi çdo parti, mbi çdo interes dhe mbi çdo ndarje është vetëm Kosova”, ka shkruar Bahtiri.
Postimi i plotë:
POPULLI (brenda dhe jashtë Kosovës) PO NA FTON PËR BASHKIM! T’I PËRGJIGJËMI FTESËS SË TYRE! 🇽🇰
Ajo që po ndodh nuk është në të mirë të Kosovës. Ende pa u tharë gjaku i vëllezërve dhe motrave tona që ranë për këtë tokë të shenjtë, disa po lejojnë që interesat partiake e personale të na përçajnë.
U bëj thirrje si kurrë më parë, të gjithë kolegëve pavarësisht partive politike, ta zgjedhim bashkë Presidentin, sepse Kosovës i duhet një Komandant Suprem.
O sot o kurrë, ta lëmë mënjanë atë që na ndan dhe të bashkohemi rreth asaj që na bashkon. 🇽🇰
Kam shpresuar shumë që në këtë fundjavë do të përfundohet gjithçka, por per qe dalin njerëz që interesin personal e vendosin para atij shtetëror e atdhetar, kurrë s’e kam mendu!
Interesat partiake kalojnë; Kosova mbetet.
Karriget ndërrohen; shteti mbetet.
Përçarja na dobëson; uniteti na bën të pathyeshëm.
Ata dhanë jetën për ta fituar shtetin; ne kemi detyrimin ta ruajmë të bashkuar.
Dhe të mos harrojmë: ëndrra shekullore e Serbisë ka qenë dhe mbetet një Kosovë e përçarë, e dobët dhe e paaftë për ta mbajtur veten.
Mos t’ua bëjmë ne realitet këtë ëndërr.
Mos ta lëmë të bëhet realitet ajo që na e kanë thënë për dekada: “Ata nuk mund ta mbajnë një shtet.”
Le t’u dëshmojmë të kundërtën: mundemi, sepse duhet të jemi bashkë. 🤝🏻
🦅🇽🇰 Mbi çdo parti. Mbi çdo interes. Mbi çdo ndarje është vetëm KOSOVA! 🇽🇰🦅
