Lajme

AGK ngushëllon familjen e Laurent Krasniqit: Dha kontribut të rëndësishëm në skenën mediale

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është shprehur thellësisht i tronditur me rastin e vdekjes tragjike të Laurent Krasniqit.

Përmes një telegrami të ngushëllimit, AGK bëri të ditur se për disa vjet, Laurenti ka punuar si kameraman në disa media.

Tutje, Asociacioni tha se i ndjeri ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në skenën mediale me punën e tij profesionale, dhe do të kujtohet për kolegialitetin e pashoq tek i gjithë komunitetit medial në vend.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i shpreh ngushëllime të sinqerta, familjes, miqve dhe të gjithë kolegëve që kanë punuar bashkë me të”.

Të Ngjashme