Lajme

Aksident i rëndë në Tiranë, mjeti i tonazhit të rëndë del nga rruga dhe bie nga ura (Video)

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në rrethrrotullimin e TEG-ut, në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, një kamion ka dalë nga rruga, ka rënë nga rrethrrotullimi dhe, si pasojë e përplasjes, është ndarë në dy pjesë.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë dhe shërbimet e emergjencës, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Deri në këto momente nuk ka një konfirmim zyrtar për gjendjen shëndetësore të drejtuesit të kamionit, ndërsa shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta.

Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar dinamikën e ngjarjes, ndërsa pritet një njoftim zyrtar me detaje të mëtejshme.

Të Ngjashme