Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në aksin e vjetër Fier-Vlorë, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërsa një këmbësor ka mbetur i plagosur.
Sipas informacioneve paraprake, gjatë përplasjes njëri prej drejtuesve të mjeteve ka humbur kontrollin e automjetit, duke goditur një këmbësor që ndodhej në afërsi të rrugës.
Si pasojë e goditjes, këmbësori ka pësuar lëndime dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat kanë nisur veprimet procedurale për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e përplasjes së dy automjeteve dhe dinamikën e aksidentit.
