Lajme

E RËNDË/ Humb jetën shqiptari në vendin e punës në Itali (EMRI)

Një aksident me pasojë vdekjen e një sipërmarrësi shqiptar ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Itali, në qytetin e Casarano-s.

Viktima është identifikuar si shtetasi Bashkim Rushani, 61 vjeç, i lindur në Durrës dhe me banim në Casarano. Rushani ishte pronar i shoqërisë me pronësi të vetme “Bashkim”, e cila operonte në sektorin e ndërtimit në zonë.

Sipas medieve italiane, ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen Spagnolo të Casaranos, gjatë kohës kur 61-vjeçari po punonte në një banesë private. Sipas të dhënave paraprake, “ai u shtyp nga një portë rrëshqitëse që po lëvizte” gjatë procesit të punës.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e emergjencës, por megjithë ndërhyrjen e shpejtë, “përpjekjet e shpëtimit ishin të pasuksesshme”, duke konfirmuar ndërrimin e jetës së 61-vjeçarit. Autoritetet vendore kanë nisur hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij aksidenti fatal në punë.

Të Ngjashme