Lajme

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG, betonieria bie nga lartësia dhe zë poshtë një automjet (Foto)

Një aksident i rëndë është raportuar pasditen e kësaj të marte në afërsi të TEG-ut, ku një betoniere ka rënë nga lart në autostradë.

Policia është nisur drejt vendngjarjes, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e aksidentit dhe nëse ka viktima apo persona të lënduar.

Sipas efektivëve, shoferi i betonieres ka marrë dëmtime të rënda.

Kujtojmë se tre vite më parë një automjet tip Audi “fluturoi” nga rrethrrotullimi i në afërsi të TEG-ut, ku për pasojë humbën jetën 3 të rinj.

Të Ngjashme