Lajme

Aksident në vend, makina përfundon brenda në kanal, transportohet në spital foshnja dhe një nga pasagjeret (VIDEO)

Një aksident ka ndodhur mbërmjen e sotme në aksin rrugor Lushnjë-Berat, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Burime për mediat bëjnë me dije, se aksidenti ka ndodhur pranë fshatit të quajtur Kashtbardhë, ku drejtuesja e automjetit nuk ka marrë dot kthesën dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar në kanalin anësor, i cili fatmirësisht nuk kishte ujë.

Gjithashtu, raportohet se në makinë kanë qenë tre motra dhe një foshnjë dy muajshe, ndërsa është plagosur lehtë njëra prej pasagjereve, e cila së bashku me foshnjën është transportuar në spitalin e Lushnjës për kontroll mjekësor.

Ndër të tjera, mësohet se automjeti ishte marrë me qera nga tre motrat, të cilat ishin emigrante në Angli dhe po udhëtonin drejt Beratit, teksa dyshohet se shkak i aksidentit mund të jetë bërë mungesa e ndriçimit në këtë segment rrugor.

Sakaq, policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ku po heton për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

Të Ngjashme