Kuriozitete

Galeria Kombëtare e Arteve në transformim, Rama: Kushte bashkëkohore për artin

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga Galeria Kombëtare e Arteve, ku vijojnë punimet për transformimin e hapësirave.

Përmes një postimi, Rama thekson se ndërhyrjet synojnë krijimin e kushteve bashkëkohore për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë artistike shqiptare.

Punimet në Galerinë Kombëtare të Arteve synojnë përmirësimin e hapësirave dhe krijimin e kushteve më të përshtatshme për ekspozimin dhe ruajtjen e koleksionit të artit shqiptar.

“Mirëmëngjesi dhe me Galerinë Kombëtare të Arteve, ku vijon puna për transformimin e plotë të hapësirave, duke krijuar kushte bashkëkohore për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë sonë artistike, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan kryeministri.

  • /rtsh.al/

  • Të Ngjashme