Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ka ndodhur pas mesnatës në fshatin Cërrcë të Istogut.
Dy persona të tjerë kanë pësuar lëndime, ku njëri prej tyre, pas trajtimit në Spitalin e Pejës, për shkak të natyrës së lëndimeve, është dërguar për trajtim të mëtejshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Rasti është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Ai bëri të ditur se në aksident janë përfshirë dy automjete.
Rasti është duke u hetuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në kuadër të DRP-së në Pejë.
