Lajme

​Digjen hamulloret në Klinë, policia gjobit dy persona me nga 500 euro

Dy persona janë gjobitur me nga 500 euro secili për djegien e hamulloreve në fshatrat Ujmir dhe Shtaricë të Klinës.

Rastet kanë ndodhur sot në mëngjes, ndërsa Policia ka arritur t’i identifikojë personat përgjegjës për ndezjen e zjarreve në të dyja lokacionet.

Pas raportimit të rasteve, zjarrfikësit kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme për lokalizimin e zjarreve.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë u ka bërë thirrje qytetarëve që të përmbahen nga djegia e hamulloreve dhe ndezja e zjarreve në hapësira të hapura, duke rikujtuar se veprime të tilla janë të ndaluara dhe ndëshkohen sipas legjislacionit në fuqi.

“Ne do të vazhdojmë të ndërmarrim veprimet e nevojshme për identifikimin dhe trajtimin e rasteve të tilla, me qëllim të parandalimit të zjarreve dhe rritjes së sigurisë së qytetarëve”, thuhet në apelimin e Policisë.

Të Ngjashme