ShowBizzz

“Albin Kurti mosmirënjohës si Nita”, Bled Mane komenton situatën e rënduar në Kosovë

Bled Mane dhe Nita Latifi kanë pasur një raport të mirë me njëri-tjetrin gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother Vip Albania.

Mirëpo pas mbarimit të kësaj eksperience, dy ish-banorët duket se i kanë prishur marrëdhëniet, pasi kanë parë nga jashtë rrjedhën e gjërave brenda lojës.

Bledi ka qenë ai që s’ka lënë moment pa e përfshirë Nitën e pa e komentuar, e kështu ka bërë edhe në postimin e fundit.

TS Poll - Loading poll ...

Teksa ka komentuar situatën e rënduar në Kosovë, ai ka bërë një paralelizëm duke përfshirë sërish Nitën.

“Albin Kurti mosmirënjohës si Nita. Imagjinoni sikur një moment Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe Nato te terheqin prezencen e tyre ushtarake nga Kosova ashtu siç bene 2 vjet me pare ne Afganistan.. Kush do ta mbroje pavarësine e Republikes së Kosoves, ushtria e Albin Kurtit apo ushtria e Niko Peleshit???:, ka shkruar Bledi.