Lajme

Ambasadat thirrje Serbisë: Milan Radoiçiq të përballet me drejtësinë

Më 3 tetor 2023 u shfaq në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd.

Është ky Milan Radoiçiq, i cili një javë para kësaj date, u pa me uniformë ushtarake në Kosovë.

E gjitha kjo, kur ish-nënkryetari i Listës Serbe, e udhëhoqi sulmin terrorist në Banjskë të Zvecanit.

Por, Gjykata e Lartë në Beograd, me 4 tetor e refuzoi kërkesën për paraburgimin e tij.

Kësisoj, kryeterroristin serb, u la i lirë me kushtin që të mos hynte më në Kosovë.

E në trevjetorin e këtij sulmi, Ambasada e Amerikës në Kosovë, ka bërë thirrje që Radoiçiq dhe terroristët e tjerë, ta dalin para drejtësisë.

“Ne i bashkohemi Kosovës për të nderuar zyrtarin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjakun, i cili u vra në krye të detyrës gjatë sulmit në Banjskë në shtator të vitit 2023. Ne ritheksojmë thirrjen tonë që autorët e këtij sulmi të mbahen përgjegjës”, thuhet nw reagimin e ambasadës amerikane.

Thirrje drejt autoriteteve serbe të enjten, kishte edhe Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë.

“Përgjegjësit, përfshirë Milan Radoiçiqin, ende nuk janë përballur me drejtësinë. Përsëri u bëjmë thirrje autoriteteve serbe që të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të siguruar që autorët të mbahen përgjegjës, pa vonesa të mëtejshme”, thuhet nga ambasada britanike.

Në trevjetorin e sulmit në Banjskë, reagoi edhe Ambasada Gjermane në Kosovë.

“Udhëheqësi i vetëdeklaruar i sulmit ende nuk është mbajtur përgjegjës. Është e domosdoshme që drejtësia të vihet në vend pa ndonjë vonesë të mëtejshme”, thuhet në regaim.

Thirrje që përgjegjësit e këtij sulmi të dalin para drejtësisë, kishte edhe ambasada e Francës në Kosovë si dhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

 

Të Ngjashme