Lajme

Ambasadori francez uron presidenten Shiroka-Pula: Franca pret me padurim të punojë me ju

Ambasadori francez në Kosovës, Jean-François Huchet ka mirëpritur zgjedhjen e presidentes së re të vendit, Justina Shiroka – Pula.

Në njoftim e ambasadës, shtohet se ambasadori Huchet i ka uruar suksese e presidentes së vendit.

‘’Ambasadori i Francës në Kosovë, Jean-François Huchet, e mirëpret ngrohtësisht zgjedhjen e Presidentes së Kosovës , Justina Shiroka-Pula, dhe i uron shumë suksese në përgjegjësitë e saj të reja.

Franca pret me padurim të punojë me Presidenten Shiroka-Pula dhe të zhvillojë më tej bashkëpunimin ndërmjet Francës dhe Kosovës’’, thuhet në njoftim.

Të Ngjashme