Lajme

Ambasadori francez uron presidenten Shiroka-Pula

Ambasadori i Francës në Prishtinë, Jean-François Huchet, ka uruar Justina Shiroka-Pulën me rastin e zgjedhjes si presidente e re e Kosovës, raporton KosovaPress.

Në një postim në Facebook, Ambasada e Francës në Kosovë ka bërë të ditur se ambasadori Huchet e ka mirëpritur zgjedhjen e presidentes së re, duke i uruar suksese në përgjegjësitë e reja.

“Ambasadori i Francës në Kosovë, Jean-François Huchet, e mirëpret ngrohtësisht zgjedhjen e presidentes së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, dhe i uron shumë suksese në përgjegjësitë e saj të reja”, thuhet në postim.

Po ashtu, thuhet se Franca pret të bashkëpunojë me presidenten Justina Shiroka-Pula dhe të thellojë më tej marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.

Të Ngjashme