Kuriozitete

Anagrama fatale – Pse romakët e lashtë i trembeshin numrit 17

Gjërat që në një kulturë konsiderohen normale ose të sjellshme, në një tjetër mund të duken të çuditshme apo fyese. Në Irak, ngritja e gishtit të madh mund të shihet si fyerje. Në Indi nuk duhet të shtrëngoni duart me dorën e majtë, ndërsa në Korenë e Jugut nuk është e hijshme t’i tregoni dikujt shputat e këpucëve.

Në shumë vende europiane, 13-ta konsiderohet numër ters. Por në Itali, 13-ta nuk ka aspak ngarkesë negative. Atje është 17-ta që i bën njerëzit të ndihen në siklet. E premtja e 17-të njihet si un giornonero, ose “ditë e zezë”; klubet e futbollit shmangin ndeshjet me datën 17 dhe në shumë hotele numrat e dhomave kalojnë nga 16 direkt në 18. Pse?

Mos fajësoni Vatikanin

Mund të mendoni se kjo lidhet me katolicizmin, por nuk është kështu. Edhe pse disa lidhje biblike janë ogurzeza, thuhet se Përmbytja e Madhe ndodhi në ditën e 17-të të muajit të dytë, të tjera janë neutrale ose pozitive. Për shembull, kur Jezusi u shfaq dishepujve pas ringjalljes, numri i tyre përbënte shumën e 17 numrave të parë.

Për më tepër, nëse katolicizmi do të ishte arsyeja e reputacionit të keq të numrit 17, ky reputacion do të duhej të ekzistonte edhe në vende të tjera katolike, si Meksika apo Filipinet. Por nuk ndodh kështu.

Anagrama fatale

Në vend të kësaj, duket se origjina e kësaj besëtytnie shkon deri në Romën e lashtë. Në numrat romakë, 17 shkruhej XVII, e cila, kur shndërrohet në shkronja latine, jep VIXI, një shprehje që do të thotë “kam jetuar” ose “jeta ime ka mbaruar”.

Image

Kjo mund të shpjegojë besëtytninë e ditëve të sotme, por nuk e dimë nëse vetë romakët e konsideronin 17-ën numër ters. Ndryshe nga linjat ajrore dhe hotelet moderne, shumë tekste të lashta kanë kapitullin e 17-të. Ushtritë e JulÇezarit, Pompeut të Madh dhe Cezar Augustit kishin gjithashtu nga një legjion të 17-të. Legjioni i Augustit ishte ndër tre legjionet që u asgjësuan nga fiset gjermanike gjatë Betejës së Pyllit të Teutoburgut. Kjo disfatë, një nga më të rëndat në historinë romake, mund të ketë ndikuar gjithashtu në krijimin e kësaj historie.

Nuk është e pamendueshme që romakët e lashtë të ishin ndier ndaj numrit 17 njësoj si italianët e sotëm. Shoqëria romake ishte thellësisht besëtyte kur bëhej fjalë për numrat dhe shumë prej këtyre besëtytnive, si lidhja e numrit 7 me fatin e mirë, kanë mbijetuar edhe sot në Perëndim.

Jo kudo konsiderohej numër ters

Megjithatë, dimë se numri 17 kishte një kuptim pozitiv për grekët e lashtë. Ose, të paktën, për disa prej tyre. Pitagorianët, filozofë që u mblodhën rreth trashëgimisë së Pitagorës, besonin se në fundin e botës do të ndodhte ringjallja e 17 shpirtrave. Numri kishte gjithashtu një rol të rëndësishëm në teorinë e tyre të musicauniversalis, që lidhej me lëvizjen e trupave qiellorë.

E njëjta gjë vlen edhe për disa rryma të Islamit. Shiitët e hershëm e nderonin numrin 17, ndoshta për të njëjtat arsye si pitagorianët. Pesë faljet e përditshme përmbajnë gjithsej 17 rekate ose gjeste liturgjike, ndërsa thirrja për falje ka 17 fjalë.

Të Ngjashme