LifeStyle

Annekee Molenaar flet për divorcin nga De Ligt: Ishte një ferr, si një operacion në zemër

Në një intervistë për “RTL Boulevard”, Annekee Molenaar është rikthyer te periudha e vështirë që pasoi ndarjen nga Matthijs de Ligt, mbrojtësi i Manchester United.

“Ishte një ferr. Gjithçka ndryshon papritur, të duket sikur të mungon diçka dhe ndihesh e trishtuar për këtë. Përjeton dhimbje. Unë e përjetova vërtet si diçka fizike. Ishte sikur të më operonin në zemër të hapur”, rrëfen ajo.

Më pas, Annekee sqaron edhe arsyet e divorcit: “E kuptoj që njerëzit mund të mendojnë se duhet të ketë ndodhur diçka. Më vjen keq ta them, por nuk është aspak kështu. Kemi kaluar vite të mrekullueshme së bashku dhe më pas, vitin e kaluar, arritëm në përfundimin se, në aspektin romantik, nuk kishte më asgjë mes nesh. Por mes meje dhe Matthijs ka ende shumë dashuri”.

Sipas disa rindërtimeve të ngjarjeve në mediat rozë, çifti mund të jetë përçarë për shkak të pasionit të Annekee për ezoterizmin, veçanërisht për letrat tarot dhe astrologjinë. Ajo është vajza e Keje Molenaar, ish-yllit të futbollit holandez.

Të Ngjashme