Grimeri i njohur Arbër Bytyqi ka pësuar një transformim të dukshëm në pamjen e tij gjatë viteve të fundit.
Ai ka humbur shumë kilogramë, ndërsa ka realizuar edhe disa ndërhyrje estetike që kanë ndikuar në ndryshimin e paraqitjes së tij.
Përveç ndryshimeve në fytyrë dhe trup, Arbëri ka bërë edhe mbjelljen e flokëve, duke kompletuar kështu transformimin e tij fizik.
Pamja e tij e re ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe ndjekësve të tij në rrjetet sociale, shkruan “Kosovarja”.
Me ndryshimet që ka bërë, Arbër Bytyqi konsiderohet një nga figurat publike që ka treguar se sa shumë mund të ndryshojë paraqitja falë procedurave estetike dhe kujdesit për veten.

