Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Arbër Hoxha, i ka dhënë fund beqarisë menjëherë pas përfundimit të ndeshjeve të muajit qershor të përfaqësueses kuqezi.
Në ceremoninë festive nuk munguan figura të njohura të futbollit shqiptar.
Të lidhura
None found
Mes të pranishmëve u panë presidenti i Federata Shqiptare e Futbollit, Armand Duka, si dhe futbollistët e Kombëtares Elseid Hysaj, Mirlind Daku, Bujar Pllana, Julian Shehu, Ardian Ismaili, Adrion Pajaziti dhe Indrit Tuci.
Atmosfera në dasmë ishte mjaft festive, me lojtarët dhe të ftuarit që u panë duke shijuar mbrëmjen dhe duke festuar së bashku një nga momentet më të rëndësishme në jetën e Arbër Hoxhës.



Të ftuarit i disponuan me këngë dyshja Afrim Muqiqi dhe Sabri Fejzullahu.
Dasma vjen në një periudhë të veçantë për futbollistin, i cili zgjodhi të kurorëzojë dashurinë e tij menjëherë pas angazhimeve me Kombëtaren shqiptare gjatë muajit qershor.
Të Lidhura:
- Fero zbulon se është në prag të martesës me një tjetër vajzë: Edhe pse me Arbenitën kam një vajzë, po ta ktheja kohën s’do lidhesha kurrë me të
- Granit Xhaka mbështet publikisht Gjestin, pak para finales
- Blero i gëzohet vendimit të Leon Avdullahut: Faleminderit që tregove gjak shqiptari, ti je “dem baba dem”
- FOTO/Pushimet romantike? Lamine Yamal shihet pranë Inés García
