Lajme

Ardhja e bashkatdhetarëve, kjo është gjendja në pikat kufitare

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme përditësoi të dhënat e fundit për gjendjen në pikat kufitare të vendit.

Aktualisht, sipas të dhënave të fundit, pritjet në pikën kufitare tek Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë janë deri në 40 minuta, kurse tek pika tjetër në veri, në Jarinjë 35 – 40 minuta.

Edhe në Muçibabë pritjet janë 40 minuta ndërsa për të dal jashtë vendit pritja është 30 minuta. Ndërkaq, në pikën doganore në Vërmicë pritjet për të hyrë në vendin tonë janë 5 – 10 minuta.

Në pika tjera kufitare pritjet për të hyrë dhe dalë nga vendi janë nuk janë më të gjata se 3 deri 5 minuta.

Përditësimi i fundit është bërë sot në orën 17:52 minuta.

Të Ngjashme