ShowBizzz

Argjira Spanca përballet me momentin e sikletshëm gjatë moderimit të ‘She’s On Top’

Argjira Spancën prej kohësh e shikojmë si moderatore në ekranet shqiptare në ekranin e “Top Channel”.

Përveç anës profesionale, Argjira ka rrëmbyer zemrat e ndjekësve edhe me romancën e dashurisë që ka me Gracianon, por këtë herë e ka marrë vëmendjen një incident në skenë.

Moderatorja është përballur me momentin e sikletshëm gjatë prezantimit të ‘She’s On Top’.

Teksa moderonte dhe ecte në skenë Argjira është rrëzuar.

Pavarësisht momentit të sikletshëm, ajo ka vijuar me moderimin duke e marrë me sportivitet.

Madje në shaka e sipër Argjira ka thënë se kjo pjesë nuk do të nxirret në trasmetim dhe pse më vonë ka ndodhur e kundërta.