ShowBizzz

Ariana Grande nxit shqetësime për gjendjen shëndetësore me një video të re

Këngëtarja amerikane, Ariana Grande, ka nxitur spekulime të reja për shëndetin e saj me një video në TikTok.

Ajo reklamoi një ‘eyeliner’ të linjës së saj, Megjithatë fansat janë shqetësuar pasi së fundmi ajo ka rënë shumë në peshë dhe mendojnë se duket e sëmurë.


“Kjo femër duket ndryshe në çdo video”.
“Të lutem shko te mjeku. Nuk je mirë”.
“Ka diçka që nuk shkon me ty. Jemi të shqetësuar” – janë disa nga reagimet e fansave.

Muajin e kaluar, Ariana vendosi t’i sqarojë spekulimet dhe u tha fansave të jenë më të vëmendshëm përpara se të vendosin të ndajnë mendimin e tyre për pamjen e dikujt.

“Dukja e mëparshme e trupit tim ishte versioni më i pashëndetshëm i tij. Unë merrja sasi të mëdha anti-depresivësh, pija alkool dhe haja ushqim të keq. Isha në pikën më të ulët të jetës sime kur dukesha, sipas jush, e shëndetshme”, ishte shprehur këngëtarja.

Megjithatë, shumë prej fansave nuk janë të bindur se Ariana është vërtet mirë. Ata janë të shqetësuar edhe për faktin se ajo e ka lënë pas dore tërësisht karrierën muzikore.