ShowBizzz

Ariana Grande reagon pas njoftimit për largimin e përkohshëm nga jeta publike: E kisha menduar prej kohësh

Pas njoftimit se në përfundim të turneut “Eternal Sunshine” do të largohet përkohësisht nga jeta publike, Ariana Grande ka folur për herë të parë rreth këtij vendimi.

Të lidhura

None found

Në koncertin e zhvilluar të hënën në Çikago, këngëtarja u shpjegoi fansave se kjo zgjedhje nuk erdhi papritur dhe as si përgjigje ndaj kritikave. “Nuk ishte një vendim reaktiv apo impulsiv. E kisha planifikuar në heshtje prej shumë kohësh”, deklaroi Grande përpara publikut.

Artistja pranoi se ishte në dijeni të shqetësimeve të fansave, të cilët dyshonin se komentet negative mund të kishin ndikuar tek ajo, por theksoi se situata ishte tjetër. “Duhet të vendosen kufij. Njerëzit kanë nevojë për një pushim ndonjëherë”, tha ajo, duke shtuar se as kritikat dhe as zhurma nuk mund ta zbehin dashurinë që ndan me fansat.

Përfaqësuesi i Grande-s bëri të ditur se ajo do të marrë një “pushim të merituar”, pasi mbyllja e turneut pason një periudhë gjatë së cilës ka qenë vazhdimisht nën vëmendjen dhe shqyrtimin e publikut dhe mediave.

Turneu “Eternal Sunshine” përfundon më 1 shtator, pas 10 koncerteve në Londër. Si pasojë e këtij vendimi, Ariana Grande nuk do të marrë më pjesë në produksionin e muzikalit “Sunday in the Park with George” në Barbican të Londrës, ku ishte parashikuar të interpretonte së bashku me aktorin Jonathan Bailey.

Gjatë viteve të fundit, këngëtarja është përballur shpesh me spekulime lidhur me pamjen e saj fizike dhe gjendjen shëndetësore. Pas lajmit për pushimin, fansat treguan mbështetjen e tyre në rrjetet sociale, ndërsa hashtag-u #WeLoveYouAriana u kthye në trend.

Të Ngjashme