Tre persona janë arrestuar në Pejë të hënën pasi janë kapur në flagrancë duke shitur substanca narkotike.
Të arrestuarit dy meshkuj dhe një femër me vendim të prokurorit janë dërgua në mbajtje.
Atyre u janë gjetur dhe një sasi e parave.
“Lidhur me rastin janë kontrolluar tri lokacione të të dyshuarve ku janë gjetur dhe sekuestruar 2.2 gram substancë narkotike e llojit marihuanë, 0.4 gram substancë narkotike e llojit kokainë, 760 €, 150 franga Zvicrrane, 100 $, 100 Kruna suedeze, dy telefona mobil, dy vetura, disa kartela bankare dhe një mulli. Me vendim të prokurorit dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24- orësh.


