Lajme

Arrestohet 42-vjeçari në Ferizaj, në shtëpinë e tij gjenden armë dhe municion

Njësiti i hetimeve i stacionit policor në Ferizaj, gjatë hetimit të një rasti të iniciuar ditë më parë, ka siguruar informacione se një person i dyshuar po posedonte në mënyrë të kundërligjshme një armë zjarri.

Lidhur me këtë zyrtarët policorë kanë kontaktuar personin e dyshuar M.M (42 vjeç), i cili ka pranuar se në shtëpinë e tij në fshatin Talinovc i Jerlive posedonte një armë zjarri.

Me këtë rast, Njësiti i hetimeve, në bashkëpunim me njësitin e forenzikës, ka realizuar kontroll në shtëpinë e të dyshuarit, ku janë gjetur dhe sekuestruar:

– Një armë me gaz

– 13 fishekë të armës me gaz

– 2 fishekë të armës së shkurtër

– 1 fishek i armës së gjatë.

Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka autorizuar inicimin e rastit penal  “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt hetimore.

Të Ngjashme