Lajme

Arrestohet në Durrës nipi i Lefter Kokës, e pëson dhe vajza që e shoqëronte! (Emri)

Policia ka arrestuar një 30-vjeçar në Durrës, pasi dyshohet se qarkullonte i armatosur dhe mbante armë zjarri pa leje.

I arrestuari është Haki Koka, nipi i ish-ministrit Lefter Koka.

Sipas Policisë, Haki Koka u kap në flagrancë në një apartament me qira në lagjen nr. 11 në Durrës.

Gjatë kontrollit, në çantën e tij marsup u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri tip pistoletë, së bashku me municion luftarak.

Në momentin e ndërhyrjes, në apartament ndodhej edhe një 28-vjeçare, e cila është proceduar penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Të Ngjashme