Dy raste të mospërfilljes së urdhrave mbrojtës të gjykatës janë raportuar në Fushë Kosovë dhe Prishtinë. Në njërin rast, i dyshuari dyshohet se ushtroi dhunë fizike ndaj viktimës, ndërsa në tjetrin iu afrua banesës së saj, në kundërshtim me urdhrin e gjykatës.
Në Fushë Kosovë, më 1 nëntor, është arrestuar një person mashkull kosovar, i cili dyshohet se kishte shkelur urdhrin mbrojtës të lëshuar nga gjykata, duke ushtruar dhunë fizike ndaj një gruaje kosovare.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Një rast i ngjashëm është raportuar edhe në Prishtinë, më 1 nëntor, rreth orës 10:13.
Sipas raportit policor, një person mashkull kosovar, në kundërshtim me urdhrin mbrojtës, i është afruar adresës së banimit të viktimës femër kosovare.
I dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje për 48 orë.
