Një person është arrestuar në Pejë, nën dyshimin për ushtrim të dhunës në familje ndaj një gruaje, transmeton “Bota sot”.
Rasti është raportuar më 17 nëntor 2026, kur viktima ka denoncuar në Polici të dyshuarin për dhunë në familje.
I dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Ndërkaq, viktima ka kërkuar urdhër mbrojtës dhe është larguar nga lokacioni ku kishte ndodhur rasti.
