Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Podujevë pas një aksioni ku janë sekuestruar narkotikë dhe një armë.
I dyshuari është ndaluar për 48-orë.
“Njësia e Hetimeve e Stacionit Policor në Podujevë, pas një pune operative, ka kontrolluar një objekt të pashfrytëzuar, ku ka gjetur dhe sekuestruar substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë dhe kokainë, cigare të mbushura me substancë narkotike, cigare elektronike , një peshore digjitale, si dhe një pistoletë me karikator dhe fishekë”, thuhet nga Policia.
