Lajme

Arrestohet një person në Vushtrri, i gjenden mbi 10 gramë marihuanë në veturë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Vushtrri në veturën e të cilit është gjetur një sasi e marihunaës mbi 10 gramë.

Në njoftim bëhet e ditur se i arrestuari fillimisht nuk kishte respektuar urdhrin e policëve për ndalim dhe pas një ndjekje të shkurtër është arritur ndalimi i tij.

“Gjatë kontrollit të automjetit, policia ka gjetur dhe konfiskuar një sasi të substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë rreth 10.8 gramë. I dyshuari është arrestuar, ndërsa në stacion policor janë shoqëruar edhe dy persona të tjerë që ndodheshin në automjet”, thuhet nga PK.

Pas intervistimit dhe në konsultim me prokurorin, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj tij është iniciuar rast penal për veprën “Posedim i paautorizuar i substancave narkotike”./teve1.info/

Të Ngjashme