Lajme

Arrestohet, por lirohet pasi shlyen pagesën për veprën penale “vjedhje e pyllit”

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person të kërkuar me urdhëresë të gjykatës në Han të Elezit.

Personi i arrestuar me inicialet F.C. akuzohej për veprën penale “vjedhje e pyllit”, njofton policia.

F.C. kishte urdhëresë gjykate për vuajtjen e dënimit 60 ditë burgim.

Por pas arrestimit, ai e ka shlyer përmes pagesës prej 1 200 eurove, në përputhje me mundësinë e paraparë nga gjykata dhe më pas është liruar.

Të Ngjashme