ShowBizzz

Arta Bajrami kujton disa nga hitet e saj të krijuara para disa vitesh

Këngëtarja e mirënjohur Arta Bajrami ditëve të fundit është bërë nostalgjike.

Ajo në ‘Instastory’ ka publikuar disa nga hitet e saj që i ka krijuar para disa vitesh, shkruan “Kosovarja”.

Mesa duket Artës është duke i munguar koha kur ajo punonte vazhdimisht për projekte të reja, të cilat u mirëpriteshin nga masa.

Kujtojmë se këngët e saj që hynen fuqishëm në zemrat e publikut janë: “Nuk prish punë”, “Femër tipike”,”Falet kjo zemër”, “E pa fat”.

Mund të themi më plot kuptimin e fjalës së Arta në atë kohë ka krijuar këngët ku shumica e të rinjve e kanë gjetur vetën, pasi që janë shprehur edhe në komentet e këngëve në kanalin e saj youtube.