Horoskopi

Astrologët tregojnë si është të punosh me Binjakët

Duke marrë parasysh që çdo shenjë horoskopi ka të mirat dhe të këqijat e veta, edhe Binjakët nuk kanë si të shpëtojnë. Duke qenë se tashmë kemi hyrë në sezonin e tyre, ja se çfarë duhet të dimë për ta sidomos nëse i keni në punë apo keni miq që i përkasin kësaj shenjë.

Binjakët në punë

Nëse ke një koleg të shenjës së Binjakëve, je me fat. Në përgjithësi Binjakët shquhen për ide kreative dhe për aftësi shumë të mira komunikimi. Në rast se përballeni me ndonjë ngërç apo mosmarrëveshje në punë, ata janë të parët që ulen për ta diskutuar dhe nuk lodhen derisa të gjejnë një zgjidhje. Por, nuk janë të gjithë njëlloj. Ka nga ata Binjakë që e kanë të theksuar sensin e protagonizmit për t’i rënë në sy eprorëve, sikundër ka nga ata që janë më të qetë dhe të përmbajtur.

TS Poll - Loading poll ...

Binjakët në dashuri

Binjakët janë flirtues dhe shumë të dhënë pas partnerëve, ndaj duhet që t’iu dhurosh fjalë të ëmbla dhe të bësh gjeste të bukura për t’iu fituar zemrën. Shpeshherë janë të dyzuar mes tradicionales dhe modernes, por edhe pse kanë dëshirë të provojnë gjëra të reja sërish duan të kenë një marrëdhënie romantike si nëpër filma. Një anë e keqe e Binjakëve në lidhje? Shumë xhelozë dhe duan gjithë kohës vëmendje.

Binjakët me miqtë

Binjakët udhëhiqen nga Mërkuri, planeti i komunikimit. Kjo do të thotë se duan të jenë qendra e vëmendjes në çdo grup shoqëror. Përshtaten shpejt dhe u pëlqejnë të marrin nisma si p.sh udhëtime ose dreka e darka. Por, kanë edhe një anë të keqe: anulojnë planet në sekondën e fundit