Lajme

Avdullah Hoti nuk e përkrah kandidaturën e Bekim Sejdiut për president

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se nuk e përkrah kandidaturën e Bekim Sejdiut për president të vendit.

Hoti tha se kjo nuk ka të bëjë me arsye personale, por me një parim politik dhe institucional.

“Presidenti i Republikës duhet të jetë figurë unifikuese, e cila ndërton konsensus përtej interesave partiake dhe përfaqëson interesin e përgjithshëm të qytetarëve. Në vlerësimin tim, kjo kandidaturë nuk e përmbush këtë kriter”, tha Hoti.

Tutje, ai tha se kjo kandidaturë nuk pasqyron interesat politike dhe parimore të LDK-së.

“Njëkohësisht, kjo kandidaturë nuk pasqyron interesat politike dhe parimore të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe elektoratit të saj. Përkundrazi, mënyra se si është imponuar kjo zgjidhje krijon përshtypjen se LDK-ja ka penguar edhe kandidatura të tjera politike, vetëm për t’i hapur rrugë një kandidature që, në thelb, është po ashtu politike”, tha tutje ai.

Bekim Sejdiu u propozua sot nga LDK e LVV si kandidat për president të vendit.

Abdixhiku: LDK do ta mbështesë marrëveshjen për presidentin

Të Ngjashme