Lajme

Avokati Cami: “Vjosa Osmani është shndërruar në njësi matëse të servilizmit të sëmurë”

Avokati Naim Cami ka drejtuar kritika të ashpra ndaj presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, duke e akuzuar për, siç thotë ai, “servilizëm të tepruar dhe ambicie të sëmurë për rizgjedhje”.

“Duket në mënyrë transparente se Vjosa Osmani ka lajthitur goxha shumë me servilizmin e ambicies së sëmurë për t’u ribërë sërish diçka që nuk e meriton kursesi. Sidomos jo për radhë të dytë, dhe atë sërish pa as më të voglën meritë.

Duke vazhduar me fotosesionin në natyrë, pra jashtë zyrës presidenciale, të cilën e ka konsumuar pa masë dhe pa kurrfarë suksesi, kjo krijesë e humbur në hapësirë dhe kohë, në pasqyrën e vet nuk po mundet ta shohë se është një e dështuar tërësisht”, thekson ai.

Ai thotë më tutje se, Osmani nuk po e fsheh tentativën e saj për rizgjedhje.

“Nuk është në gjendje dhe as nuk po tenton ta fshehë injorancën e vet, nëpër “takimet me popullin”, në tentativën e lajthitur për “rizgjedhje” të sërishme në zyrën presidenciale, për ta vazhduar fotosesionin aty ku ndjehej më e “ndjekur”, vlerëson Cami.

Sipas tij, duke qenë e tillë siç është, e gjeti një të lajthitur tjetër sorosist, në tentativë mjerane për ta përfunduar definitivisht degradimin absolut të LDK-së.

“Megjithatë, e kultivoj bindjen personale se mercenarët, sahanlëpirësit dhe aminxhinjtë e shkëputjes së veriut të Kosovës, të lidhur mes vete me lloj-lloj interesash në dëm të Kosovës, do ta humbin betejën e fëlliqtë për ta rikthyer një të pavlerë në krye të Kosovës”, tha ai.

Avokati thotë se ‘anëtarësia e vërtetë si shumicë e LDK-së, edhe pse të lajthiturit dhe të pavlerët e kanë grabitur LDK-në, do t’i mundë ata duke i ruajtur vlerat e mirëfillta të Dr. Ibrahim Rugovës, themeluesit legjendar të LDK-së dhe të shtetit të ri të Kosovës’.

“Kjo, definitivisht, do ta përcaktojë Vjosa Osmanin si njësi matëse për servilizmin e sëmurë”, thotë Cami.

Të Ngjashme